BDI alarmon: Nga 40 në 17, bie përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat Drejtues në Shkup

191

Sot po informojmë opinionin publik për vendimin e Qytetit të Shkupit lidhur me emërimin e këshillave drejtues të disa ndërmarrjeve publike.

Sipas dokumenteve që kemi në posedim, përfaqësimi i shqiptarëve në këto këshilla është ulur ndjeshëm krahasuar me periudhën e mëparshme, kur kishte rreth 40 shqiptarë në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike të qytetit.
Në vendimet e miratuara deri tani, ky numër ka rënë në vetëm 17 shqiptarë.

Kjo përbën një rënie të dukshme të përfaqësimit.

Në disa ndërmarrje publike, sipas vendimeve të miratuara, nuk ka asnjë përfaqësues shqiptar në këshillat drejtues:

Higjiena Komunale – zero shqiptarë.
Salla Universale – zero shqiptarë.
Biblioteka e Qytetit – zero shqiptarë.
Kopshti Zoologjik – zero shqiptarë.
Qendra Kulturore për të Rinj – zero shqiptarë.
Qendra Kulturore për Fëmijë në Karposh – zero shqiptarë.

Në disa ndërmarrje të tjera, përfaqësimi është i kufizuar në vetëm një anëtar shqiptar:

Muzeu i Qytetit të Shkupit – një shqiptar.
Qendra Informative Kulturore – një shqiptar.
Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” – një shqiptar.

Për disa ndërmarrje të tjera ende nuk ka vendim zyrtar dhe për këtë arsye nuk po përfshihen në këtë paraqitje.

Ky zhvillim ngre shqetësime serioze për respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe të barazisë në organet drejtuese të ndërmarrjeve publike të qytetit.

Presim sqarim publik nga Qyteti i Shkupit për kriteret mbi të cilat janë bërë këto emërime dhe për arsyet e këtij disproporcioni.

Kërkojmë që ky vendim të rishqyrtohet dhe të korrigjohet në përputhje me parimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Shkupi është qytet multietnik dhe duhet të drejtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Comments