VMRO: LSDM të kërkojë përgjigje te Zoran Zaev për rastet e drogës

98

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja i është kundërpërgjigjur LSDM-së. Sipas partisë në pushtet, tentimet e opozitës për të hapur tema për rastin e drogës janë dyfytyrësi dhe kanë për qëllim defokusimin e opinionit. VMRO-ja thotë se LSDM-ja në vend që të pyes institucionet, përgjigjet duhet t’i kërkojë të siç thekson pronari i fabrikës së marijuanës dhe ish kryeministri Zoran Zaev. Nga kjo parti theksojnë se pikërisht në kohën e qëverisjes së LSDM-së u miratuan vendime dhe zgjidhje ligjore lidhur me prodhimin e kanabisit. VMRO thotë se LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasë për luftën kundër kriminalitetit dhe drogës, duke e akuzuar opozitën se pikërisht në kohën e tyre u krijuan, siç thonë, kushte për zgjerimin e industrisë së kanabisit dhe bizneseve të dyshimta të lidhura me të.

Comments