Dhimbja pllakos Sllupçanin, varroset Gëzim Asipi që humbi jetën në Austri

245
fresco

Gëzim Asipi, i cili para dy ditëve humbi jetën tragjikisht në lumin Danunb në Austri, sot iu dha lamtumira e fundit. Në prezencë të shumë bashkëfshatarëve, miqve dhe dashamirëve, 22 vjeçari u varros pas namazit të drekës, me nderime fetare në varrezat e fshatit Sllupçan.

Në fshat sot mbretëronte atmosferë dhimbje. “Shqiptarëve po u vdesin djemt më të mirë nëpër Evropë”, komenton një banor i moshuar i fshatit, i cili nuk u ka përtuar temperaturave të larta që të marrë pjesë në varrim.

“Kishim qenë popull pa fat”, thotë ai, duke lëvizuar nga xhamia deri te varrezat, për të prezantuar në ceremoninë e varrimit, raporton Gazeta Lajm.

Gëzim Asipi ka ndërruar jetë të dielën pasdite. Ai prej disa muajsh ishte me punë sezonale në Vjenë të Austrisë. Gëzimi, siç raportojnë mediat austriake, ishte futur për tu freskuar në Lumin e Danubit, saktësht në urën e njohur të Vjenës – “Georg Danzer”.
Janë dashur ekipe të mëdha shpëtimi dhe dhjetëra polumbarë për ta locuar trupin e 22-vjeçarit nga Sllupçani i Likovës, ndërsa po vijojnë hetimet e autoriteteve austriake për të përcaktuar arsyen e vërtetë të mbytjes së Gëzimit.

Comments