Bajrami: Juristeve shqiptare u takon e drejta te hyne ne provim ne gjuhen shqipe

355

Ish ministri i Arsimit i Kosovës Arsim Bajrami thotë se studentët e fakulteteve juridike në universitete publike dhe kolegjet private në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë të garantuar kushtetuese të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas Bajramit kjo nuk është thjesht një kërkesë politike– është një e drejtë legjitime që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e cila e përcakton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bajrami thotë se refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë për të respektuar këtë të drejtë është antikushtetuese. “Kjo praktikë nuk është vetëm diskriminuese, por dëmton gjithashtu integritetin profesional të juristëve shqiptarë, duke i vendosur ata në pozita të pabarabarta në sistemin e drejtësisë. Arsyetimi i ministrisë se njohja e gjuhës maqedonase është kusht për ushtrimin e funksioneve gjyqësore është diskriminues dhe kundër Kushtetutës. Provimi i jurisprudencës nuk është provim gjuhësor; ai është provim profesional, që mat njohuritë dhe aftësitë juridike. Juristët shqiptarë kanë të drejtë të përdorin gjuhën shqipe në mënyrë zyrtare dhe të barabartë me gjuhën maqedonase, pa u paragjykuar”, reagon ish ministri i Arsimit në Kosovë. /Alsat.mk

Comments