Peshevski ankohet se pa pasaportë do mbetet pa punë. PSP insiston në paraburgim

272
fresco

Kryetarja e Këshillit penal në Gjyqin e Apelit në Shkup, Liljana Shopova ka përballur ankesat e PSP-së dhe të akuzuarit Vlladimir Peshevski në rastin “Trajektorja” për shpërdorim të 156 milionë eurove nga buxheti për ndërtimin e autostradave kineze.

“Me atë që më morët pasaportën, më caktuat aktakuzë, më dënuat. Krejt vitin do duhet të mbetem këtu, të mos punoj dhe në fund do mbetem pa punë. Në jetëa snjë shkelje nuk kam bërë”, ka thënë para gjyqit, i akuzuari Peshevski, i cili vjet sulmoi dhe rrahu gazetarin Sashe Politiko dhe deri sot nuk është ngritur asnjë përgjegjësi ndaj tij, transmeton Aktuale.mk.

Ndërkohë, PSP konsideron se Peshevski mund të arratiset duke shtuar se ai posedone dhe pasaportë diplomatike me afat deri 7.01.2018.

Madje, Prokurori Gavril Bubevski ngelet në kërkesën për paraburgim të Peshevskit, pasi siç tha,”ekziston rreziku i arratisjes”.

Comments