E diel tragjike në Kosovë – Tre persona humbin jetën brenda pak orësh

241

Kjo e diel ishte e kobshme për Kosovën, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.

Ngjarja e parë u regjistrua në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë. Rreth orës 18:40, një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Rasti i dytë tragjik ndodhi në Fushë Kosovë, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë te semaforët në Bresje, për të cilin rast raportoi Fakti Ditor. (https://www.facebook.com/share/r/1Az3X1ZhS9/?mibextid=wwXIfr)

Sipas Policisë së Prishtinës, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Njësiti Rajonal i Trafikut.

Bilanci i kësaj dite u rëndua edhe me një tjetër viktimë nga Prizreni.

Një 44-vjeçar u nda nga jeta si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar pasi kishte rënë nga një lartësi. Ai fillimisht u trajtua në Spitalin e Prizrenit dhe më pas u transferua në Qendrën Emergjente të QKUK-së, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Kështu, brenda pak orësh, tragjikisht humbën jetën tre persona. /Fakti Ditor

Comments