Kurti takohet sot me Abdixhikun

92

Këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Temë e takimit pritet të jetë çështja e presidentit apo presidentes së ardhshme të Kosovës.

Të dielën, kryeministri Kurti u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, ku folën edhe për çështjen e presidentit.

Comments