Lëndimi i rënd i Loftus-Cheek – Dhëmbë të thyer dhe frakturë

131

Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Cheek, ka pësuar një lëndim të rëndë në humbjen 1-0 nga Parma në “San Siro”.

30-vjeçari u përplas me portierin kundërshtar, duke pësuar frakturë alveolare (thyerje e pjesës kockore ku mbahen dhëmbët) dhe duke humbur disa dhëmbë.

Ai u largua me barrelë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku pritet ndërhyrje kirurgjikale, raporton Klankosova.tv

Sipas mediave italiane, ai do të mungojë disa muaj dhe ky është lajm i keq për Milanin por edhe për Kombëtaren e Anglisë, pasi ishte rikthyer në planet e Thomas Tuchel.

Përpos që do t’i mungojë Milanit në këtë periudhë të rëndësishme të Serie A, mesfushori vë në pikëpyetje pjesëmarrjen edhe në Botërorin e këtij viti me “Tre Luanët”.

Comments