Olsa shpërndan reagimin e Dolces, ironizon banorët që sulmuan produksionin
Producentja e Big Brother VIP Kosova 4, Olsa Muhameti, ka ndarë sot në InstaStory një postim që Dolce kishte publikuar pas daljes së saj nga shtëpia e BBVK.
Dolce, pas daljes nga shtëpia, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet e saj sociale, duke reflektuar mbi eksperiencën që i ndryshoi jetën. Ajo e përshkroi rrugëtimin e saj jo thjesht si një lojë, por si një betejë me veten.
Në fund të postimit, Dolce shtoi: “Faleminderit për këtë përvojë unike që do ta mbaj gjithmonë me krenari. Shumë faleminderit për suportin, ju dua”, duke bërë tag në Big Brother dhe Olsa Muhametin.

