Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara.
Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.

