Vuçiq pret në takim Sorensenin, i kërkon themelimin e Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për takim me ndërmjetësin e BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, të cilit i kërkoi themelimin e Asociacionit.
Vuçiq shkroi në një komunikatë që Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, “synon lëvizje të reja përshkallëzuese më 15 mars”.
“Po ashtu theksova se bashkimi i Kosovës në aleanca rajonale ushtarake, krijon më shumë tensione dhe rrezikon sigurinë e popullit serb”, shkroi ai.

