ELKOS ua zgjatë orarin punëtorëve deri në 11 orë pa pagesë

230
fresco

Si zëvendëskryeministër për ekonomi Ramiz Kelmendi krahas shumë punëve, ka për obligim që të ketë kujdes edhe për shkeljen e të drejtave të punëtorëve. Qoftë kjo në sektorin publik, qoftë në atë privat.

Megjithatë kompania “ELKOS”, ku Kelmendi është pronar, po e shkelë rëndë Ligjin e Punës, kur janë në pyetje punëtorët, shkruan Gazeta Fjala.

Kompania e Kelmendit ka marr ketë javë vendim për zgjatje të orarit të punës deri në 11 orë, gjatë sezonit veror. Kjo pa kurrfarë kompensimi për orët shtesë siç parashihet me Ligjin e Punës.

Lajmin për Gazetën Fjala e kanë bërë disa punëtorë të ELKOS të cilët janë ankuar për shkelje të te drejtave të tyre.

“Jemi duke punuar deri në 11 orë. Ketë javë na kanë thënë se është marr vendim”, ka thënë njëri nga punëtorët. Sipas tij, ka pakënaqësi tek të gjithë punëtorët lidhur me ketë vendim.

Gazeta Fjala ka provuar ta kontaktoj zyrtarë të zyrës për burime njerëzore në ELKOS, por qasja ka qenë e pamundur.

Ndryshe edhe në të kaluarën ELKOS është përfolur për shkelje të Ligjit të Punës kur janë në pyetje punëtorët.

Comments