Gjuha shqipe fillimisht në Komisionin e Venedikut, pastaj në Kuvend

345

Qeveria ka vendosur që Ligji për Gjujën shqipe njëherë të shkojë në Komisionin e Venedikut dhe më pas të hyjë në Kuvend. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili nënvizoi se këtë e parashikon plani 3-6-9 i Qeverisë, të cilin sot e promovuan edhe para Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, në praninë e korrit diplomatik.

Koalicioni i shumicës qëndron fuqishëm pas sjelljes së ligjit për gjuhën. Ne kemi qëndrime të qarta për këtë çështje. Punohet propozim ligji, dëshirojmë ta punojmë edhe me BESË-n edhe me PDSH-në edhe me VMRO-DPMNE-në, me të gjithë, por qëllimi strategjik i Qeverisë, i definuar në këtë plan është që ta miratojë planin, ta dërgojë në konsultime në Komisionin e Venedikut dhe pas sugjerimeve të Komisionit të venedikut ta dërgojmë për debat në Kuvend, deklaroi Zaev.

Por deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, deklaroi se më me rëndësi është që për Ligjin për gjuhën shqipe të ngihet grup ekspertësh në nivel të Kuvendit. Ai nënvizoi se, pasi ende nuk ka asnjë propozim ligj, Lëvizja BESA është duke përgatitur edhe vet një ligj për shqipen të cilin do të dorëzojnë në Kuvend kur do ta shohin të nevojshme.

Ne kemi pritur që shumica parlamentare dhe Qeveria të na kishin konsultuar edhe neve për përmbajtjen e këtij ligji por ata ende skanë konstatuar e nevojshme edhe në këtë fazë ne jemi të detyruar të besojmë në fjaklët e tyre se më i rëndësishëm është Komisioni i Venedikut sesa konsesualiteti në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi Ibrahimi.

Nga VMRO-DPMNE e vlerësuan si jo të sinqertë sjelljen e Qeverisë ndaj qytetarëve, madje edhe ndaj gjuhës shqipe. Deputeti Ilija Dimovskitha se ligji për gjuhën ishtje çështja që humbi më shumë kohë për formimin e Qeverisë dhe ende nuk ka asgjë konkrete.
Dukshëm se ballafaqohemi me sjellje jo të sinqertë edhe për këtë temë, për shkak se këtë ligj nuk e ka, flitet për komision të Venedikut, për procedurë në Qeveri për procedurë në qeveri, ndërsa në të njëjtën kohë e dimë se para katër a pesë muajve u njoftua se teksti për këtë ligj është harmonizuar mes subvjektve politike të cilët e formojnë qeverinë e Maqedonisë, tha Dimovski.

Në fjalimin e tij, kryetari i Kuvendit, tha se shpreson që plani 3-6-9 i Qeverisë do të prëforcon rolin e Kuvendit në mbykqyrjen mbi Qeverinë. Ai apeloi deri tek opozita maqedonase sjellje më të përgjegjshme në Kuvend. Në fund të diksutimit, anëtarët e Komisionit për Çështje evropiane e mbështetën unanimisht tekstin e Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin evropian dhe në NATO.

Comments