Janevska sikur me jetuar në Hënë!

96

Deklaratat e fundit të ministres së Arsimit, të përsëritura tashmë disa herë, se në këtë shtet paska vetëm një gjuhë zyrtare dhe se shqiptarët “duhet ta dinë atë”, duken sikur nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojnë qytetarët e këtij vendi.

Maqedonia e Veriut nuk është një shoqëri njëetnike, por një shtet i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe barazinë mes komuniteteve. Gjuha shqipe këtu nuk është tolerancë, as favor politik, është e drejtë kushtetuese dhe realitet shoqëror që nuk mund të mohohet me deklarata.

Kur një ministre sillet sikur nuk e sheh këtë realitet, atëherë duket sikur flet nga një planet tjetër, jo nga një institucion që duhet të ndërtojë ura mirëkuptimi, sidomos mes të rinjve.

Nuk është çudi që një pjesë e rinisë e përjeton këtë qasje si imponim dhe jo si komunikim të natyrshëm. Respekti për gjuhën dhe kulturën e tjetrit nuk ndërtohet me detyrim, por me ndjenjë barazie dhe dinjiteti.

Arsimi duhet të bashkojë, jo të ndajë. Institucionet duhet të reflektojnë realitetin, jo ta mohojnë atë.

Comments