
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Washingtonpër vizitën e parë zyrtare nga marrja e mandatit si i pari i vendit.
REL bën të ditur se Vuçiç do të takojë zvpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë.
Në prag të vizitës së Vuçiçit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.
Përvec Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen në takimet e Vuçiçit pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

