
Valencia është vetëm një hap larg blerjes së Goeffrey Kondogbia nga Interi. Të dy klubet mësohet se kanë rënë dakord edhe për shumën e transferimit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubi spanjoll. Kondogbia do të rikthehet pas 3 sezonesh në La Liga, ku më parë është aktivizuar me Sevillan.
Athletic Bilbao dhe Borussia e Dortmundit janë shumë pranë marrvëveshjes për transferimin e Mikel Merinos në “San Mames”. Për 21-vjecarin spanjoll kanë shfaqur interes edhe Real Sociadad, Valencia dhe Alavesh, por drejtuesit e skuadrës baske kanë qenë me konkretë në ofertën e tyre prej 10 milionë Eurosh për mesfushorin që është aktivizuar në 8 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar.
Diego Reyes është i bindur se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Espanyolit. Mbrojtësi meksikan, i cili luajti i huazuar nga Porto, do të kthehet në kampionatin portugez ku do të kërkojë mundësinë për një vend titullari te skuadra që zotëron kartonin e tij. Ai është shprehur se dëshiron ta ndihmojë Porton që të fitojë titullin kampion.
Gerard Deulofeu pritet t’i bashkohet grupit pas problemeve që ka patur me pubalgjinë. 23-vjecari, i cili u ble nga Barcelona për rreth 12 milionë Euro nga Evertoni është stërvitur vecmas në seancat e para të fazës përgatitore, por shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e Valverdes, i cili mund ta aktivizojë në “International Champions Cup” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

