Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare muzikanti i njohur nga Gjilani

263

Lajmi për vdekjen e Fejzi Lekës ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe dashamirët e muzikës popullore, veçanërisht në rajonin e Anamoravës ku ai ishte shumë i njohur për aktivitetin e tij muzikor.

Fejzi Leka i përkiste një familjeje të njohur muzikantësh nga Gjilani dhe gjatë gjithë jetës së tij u dallua për talentin dhe pasionin për muzikën. Ai shquhej veçanërisht për interpretimin e harmonikës, duke u konsideruar mjeshtër i këtij instrumenti.

Gjatë karrierës së tij muzikore ai ka performuar kryesisht në dasma, ndeja familjare dhe aktivitete të ndryshme folklorike, duke qenë pjesë e shumë
Ahengjeve dhe gëzimeve familjare dhe duke lënë gjurmë në traditën muzikore të Anamoravës.

Comments