Arrestohet një 15-vjeçar nga Xhepçishti: Kërcënoi se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në një shkollë të mesme

138

MPB njofton se dje (13.03.2026), rreth orës 13:55 në fshatin Xhepçisht të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, duke vepruar sipas urdhrit gjyqësor, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të personit B.M. (44) nga Xhepçishti.

​Gjatë kontrollit janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Gjatë bastisjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë.

​Në lidhje me rastin, është arrestuar djali i tij 15-vjeçar, nën dyshimin se ka dërguar kërcënime se do të vendoste mjet shpërthyes dhe do të kryente sulm në një shkollë të mesme në Tetovë.

​Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Comments