Ancelotti zbulon mesazhin që i dërgoi Valverdes: “Keq që s’ka pasaportë braziliane”

229

Trajneri i njohur italian Carlo Ancelotti ka komentuar performancën e shkëlqyer të mesfushorit, Federico Valverde në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Duke folur për gazetën spanjolle “Marca”, Ancelotti u pyet nëse ishte i surprizuar nga loja e Valverdes në atë përballje. Trajneri italian theksoi se nuk ishte aspak i habitur nga niveli i tij, shkruan Indeksonline

“A jam i surprizuar nga loja e Valverdes ndaj Manchester Cityt? Jo. Ka një arsye pse unë ende e mbaj licencën e trajnerit,” u shpreh Ancelotti me humor.

Ai gjithashtu zbuloi se i kishte dërguar një mesazh lojtarit pas paraqitjes së tij fantastike. “Hat-tricku ishte i jashtëzakonshëm. I dërgova një mesazh duke i thënë: ‘Është për të ardhur keq që nuk ke pasaportë braziliane’,” tha Ancelotti duke qeshur.

Comments