Dembele: Pa mëshirë ndaj Chelseat

215

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka dërguar një mesazh të fortë përpara përballjes vendimtare ndaj Chelsea në ndeshjen e dytë të 1\16-ës së Ligës së Kampionëve.

Ylli francez kërkoi nga skuadra e tij që të mos tregojë asnjë mëshirë, pavarësisht avantazhit të madh të krijuar në ndeshjen e parë. PSG fitoi bindshëm 5-2 në Paris dhe është shumë pranë kualifikimit, por Dembele theksoi se ekipi nuk duhet të mbrohet, por të vazhdojë të sulmojë.

“Mentaliteti ynë është të fitojmë. Nuk mund të qëndrojmë vetëm në mbrojtje duhet të fitojmë përsëri” – deklaroi Dembele.

Ai shtoi se skuadra duhet të mbetet e fokusuar maksimalisht, duke paralajmëruar se Chelsea është një ekip me cilësi dhe përvojë në Evropë.

Dembele kujtoi edhe një eksperiencë të sezonit të kaluar, kur PSG pothuajse humbi një avantazh të madh ndaj Aston Villa, duke theksuar se ndeshje të tilla mund të bëhen të vështira në çdo moment.

Nga ana tjetër, trajneri Luis Enrique ndan të njëjtin qëndrim, duke kërkuar kontroll të lojës dhe fokus maksimal deri në fund. Ndeshja e kthimit luhet në Londër, ku Chelsea përballet me një mision shumë të vështirë për të përmbysur rezultatin.

Chelsea do të zhvillojë ndeshjen kundër Real Madrid, sonte më 17 mars 2026, me fillim nga ora 21:00.

Comments