Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova, Hasibe Selimi Misini

222

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të profesoreshës së nderuar Hasibe Misini, e cila për dekada me radhë dha kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj.
Ajo ishte profesoreshë e informatikës në SHMK Gjimnazi Sami Frashëri, ku me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për mësimdhënien u bë shembull për nxënësit dhe kolegët e saj.
Në dhjetëvjeçarin e fundit, aktivitetin e saj profesional e vazhdoi në SHMTK Nace Bugjoni, duke vazhduar të japë kontribut të rëndësishëm në procesin arsimor.
Profesoreshja Misini do të kujtohet për urtësinë, ndershmërinë dhe përkushtimin e saj të palodhshëm ndaj arsimit.
Humbja e saj ka prekur familjarët, kolegët, nxënësit dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit arsimor për këtë humbje të madhe.

Comments