Gimbo eliminohet nga BBVA, e kuptoi në studio burgosjen e Gjestit
Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5.
Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.
Nga ana tjetër, Brikena u rikthye në shtëpi dhe do të ketë mundësinë për të vazhduar garën për Çmimin e Madh.
Me të mbërritur në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo u përball me një lajm të papritur në lidhje me mikun e tij, Gjesti. Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e njoftoi Gimbon për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.
Ai i bëri të ditur se artisti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditëve të fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.
Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
Lajmi e befasoi DJ Gimbon, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.
“Qysh bre t’kanë shti mrena pa mu bre birë, sm’pritshe”, tha ai.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet.
DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.

