Real Madridi ka marrë një tjetër fitore të madhe ndaj Manchester Cityt
Real Madridi ka marrë një tjetër fitore të madhe ndaj Manchester Cityt, këtë herë në “Etihad Stadium”, duke triumfuar me rezultat 1-2 dhe duke siguruar kualifikimin tutje në UEFA Champions League.
Heroi i mbrëmjes për madrilenët ishte Vinícius Júnior, i cili realizoi të dy golat për skuadrën e tij, fillimisht nga pika e bardhë dhe më pas duke vulosur fitoren.
Pika kyçe e ndeshjes erdhi herët, kur Bernardo Silva u përjashtua nga loja rreth minutës së 20-të, pasi shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë, duke lënë vendasit me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të takimit.
Manchester City arriti të shënojë një gol me anë të Erling Haaland, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen ndaj një Reali shumë efikas.
Me këtë fitore, “Los Blancos” konfirmojnë edhe një herë forcën e tyre në Evropë dhe vazhdojnë rrugëtimin drejt fazave vendimtare të kompeticionit.

