Pas ndarjes nga Katy Perry, aktori në lidhje me modelen e njohur
Aktori Orlando Bloom thuhet se është në një takim të fshehtë me modelen Luisa Laemmel për disa muaj, pas ndarjes së tij nga këngëtarja Katy Perry.
Aktori 49-vjeçar dhe ylli 41-vjeçar amerikan i muzikës pop u ndanë vitin e kaluar pas një lidhjeje nëntëvjeçare dhe kanë së bashku një vajzë, Daisy, transmeton Indeksonline.
Duket se edhe Orlando ka gjetur dashuri të re pas ndarjes së tyre. Javën e kaluar, aktori dhe bukuroshja 28-vjeçare zvicerane thuhet se kanë shijuar pushime të shkurtra në Zvicër.
Gjatë udhëtimit, ylli britanik thuhet se është takuar me disa nga miqtë dhe familjen e Luisa-s.
Çifti qëndroi në një suitë luksoze në hotelin Dolder Grand në Cyrih, ku çmimet e qëndrimit brenda natës arrijnë deri në 15,000 euro, ndërsa Orlando mori pjesë në një event promovues për Porsche, shkruan Daily Mail.

