
Wojciech Szczesny ka mbërritur në Torino për të kompletuar transferimin tek skuadra e Juventusit.
Portieri polak është huazuar tek “Zonja e Vjetër” dhe shihet si pasardhës i Gianluigi Buffon, ky i fundit raportohet se do të mbyllë karrierën në vitin 2018.
Ditën e sotme Szczesny pritet t’i kryejë testet mjekësore para se të prezantohet te “Zonja e Vjetër”.

