Ulen edhe për pak çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut

183

Nafta në pikat e “Makpetrol” shitet me çmim më të ulët për tre denarë krahasuar me atë të përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kompania që dje kishte ulur çmimin për dy denarë, me korrigjimin e ri e çon uljen totale në tre denarë për litër.

Me ndryshimin e fundit, çmimi i naftës do të jetë 92,5 denarë për litër.

Uljen e kanë pësuar edhe disa nga karburantet e tjera. Eurosuper BS-95 në pikat e “Makpetrol” do të shitet për 84,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 86,5 denarë për litër, që janë më të ulëta se çmimet e përcaktuara nga rregullatori.

Ndërkohë, Komisioni Rregullator për Energjetikë dje publikoi çmimet referente, sipas të cilave Eurosuper BS-95 është 86,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 88,50 denarë, ndërsa Eurodizel BS është përcaktuar në 95,50 denarë për litër.

Comments