Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të cilët dyshohen për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të sigurta të Klan Kosova, rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku në fokus të hetimeve janë kryesues dhe komisionerë të dyshuar për parregullsi gjatë administrimit të votave.
Burimet bëjnë të ditur se kallëzimet penale lidhen me mospërputhje të evidentuara gjatë verifikimit të rezultateve, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm proceduralë pas dorëzimit të dosjeve.

