LSDM paralajmëron: Çmimet e ushqimeve po rriten, pagat mbeten të njëjta

126

LSDM dhe Presidenti Filipce kanë paralajmëruar se ulja e TVSH-së nga 18% në 10% nuk do të ketë efekt të dukshëm në çmimet e ushqimeve.

Sipas një deklarate të LSDM, pa masa sistemike që përfshijnë uljen e akcizave dhe kontrollin e çmimeve të ushqimeve, qytetarët pritet të përballen me shpenzime më të larta, ndërsa pagat nuk po rriten në të njëjtën masë.

Partia thekson se vetëm një qasje gjithëpërfshirëse mund të ulë realisht çmimet e produkteve bazë dhe të lehtësojë barrën për familjet e qytetarët.

Comments