Skandal në Ministri: BDI kërkon transparencë pas shkarkimit të 5 punonjësve shqiptarë

124

BDI ka reaguar pas vendimit të Ministrit Stoilkovic për të shkarkuar pesë punonjës shqiptarë nga Ministria e Marrëdhënieve Ndër-Komunitare. Partia thekson se vendimi ngre pyetje serioze mbi mënyrën e menaxhimit të institucioneve dhe respektimin e standardeve të sundimit të ligjit në vend.

Sipas deklaratës së BDI-së, e cila është raportuar nga Fakti Ditor, fakti tregon elementë të një procesi të kontestuar, si në aspektin procedural, ashtu edhe në atë material. Partia kërkon publikimin e të gjitha procedurave dhe vendimeve që çuan në shkarkimin e këtyre punonjësve, për të siguruar transparencë dhe drejtësi.

Comments