“Mbi 24 milionë euro për energji në dy muaj – BDI paralajmëron faturat më të larta”

91

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton se mbi 24 milionë euro janë shpenzuar për import të energjisë elektrike gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, duke kundërshtuar deklaratat e Hristijan Mickoski për gjendjen në sektor.

Sipas BDI-së, Elektrani na Severna Makedonija (EMV) ka importuar energji për të mbuluar nevojat e konsumatorëve, për shkak të mungesës së prodhimit vendor. Vetëm në janar dhe shkurt janë shpenzuar rreth 24.3 milionë euro.

Partia paralajmëron se kjo situatë mund të çojë në rritje të çmimit të energjisë për qytetarët, ndërsa thekson se sistemi energjetik po përballet me sfida serioze.

Ndërkohë, sipas Enti Shtetëror i Statistikave, vendi mbulon vetëm 78.4% të konsumit me prodhim vendas, duke rritur varësinë nga importi.

Comments