Nafta bie, aksionet rriten mes shpresave për çtensionim në Lindjen e Mesme

178

Tregjet globale të aksioneve shënuan rritje të ndjeshme, ndërsa çmimet e naftës pësuan rënie, në një klimë optimizmi të nxitur nga zhvillimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara. Iniciativat e fundit kanë rritur pritshmëritë se konflikti në Lindjen e Mesme mund të hyjë në një fazë çtensionimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare.

Çmimi i naftës Brent crude oil ra me rreth 5%, duke zbritur nën nivelin e 100 dollarëve për fuçi. Gjatë sesionit, ajo arriti edhe një minimum prej 97.15 dollarësh, duke reflektuar uljen e shqetësimeve për ndërprerje të furnizimit global.

Në të njëjtën kohë, tregjet aziatike reaguan pozitivisht, me një rritje prej 1.9%, ndërsa në disa momente fitimet arritën deri në 2.4%. Ky trend u mbështet nga rënia e kostove të energjisë dhe përmirësimi i sentimentit të investitorëve.

Megjithatë, me hapjen e sesionit evropian, një pjesë e këtij optimizmi u zbut, duke reflektuar kujdesin e investitorëve përballë pasigurive të mbetura. Kontratat e ardhshme amerikane u rritën me 0.6%, ndërsa ato evropiane sinjalizuan një rritje prej rreth 1% në hapje.

Zhvillimet e fundit tregojnë një ndryshim të qartë në qëndrimin e tregjeve, të cilat po kalojnë drejt një klime më pozitive, të mbështetur nga pritshmëritë për stabilizim gjeopolitik dhe ulje të presioneve mbi çmimet e energjisë.

Comments