François Pauly pritet të marrë drejtimin e bordit mbikëqyrës të Institutit „for the Works of Religion“, institucioni financiar i njohur si Banka e Vatikanit.
Sipas njoftimit zyrtar të bërë në Vatican City, Pauly, aktualisht president i „Compagnie financière La Luxembourgeoise“ dhe ish-drejtor menaxhues i Edmond de Rothschild Group, do të emërohet zyrtarisht në mbledhjen e bordit mbikëqyrës më 28 prill ne Vatikan.
Deri në atë datë, posti do të vazhdojë të mbahet nga Jean-Baptiste Douville de Franssu, i cili ka udhëhequr këtë institucion financiar që nga viti 2014.
Emërimi i Pauly vjen në një periudhë kur Banka e Vatikanit po vazhdon procesin e modernizimit dhe forcimit të transparencës financiare, pas reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit.
Ky zhvillim po shihet si një hap i rëndësishëm për të ardhmen e menaxhimit financiar të Vatikanit dhe për forcimin e besueshmërisë ndërkombëtare të institucionit. faktiditor.info
Posti i meparshem
Comments
