Aksident në vendin e punës, punëtori bie nga vinçi në një gurthyes

138

Një incident i rrezikshëm është shënuar në një vend pune në Han të Elezit, ku një punëtor ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 25 mars rreth orës 09:00 në fshatin Seqishtë, në gurthyesin “Guri i Bekuar”, që operon nën kompaninë “ALBA Grup”.

Sipas informacioneve fillestare, viktima B. Dernjani, punëtor i kompanisë “Elektra”, derisa ishte duke punuar në një vinç, dyshohet se ka pësuar marramendje dhe ka rënë nga një lartësi rreth 3 metra.

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim në QKMF në Han të Elezit dhe më pas është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtejmë.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat janë duke kryer hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Rasti është iniciuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Comments