Sulmohet nga droni cisterna turke që transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

148

Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, tha se një anije cisternë e naftës bruto me 27 anëtarë ekuipazhi turq në bord është shënjestruar nga një dron në Detin e Zi.

Sulmi ndaj M/T Altura ndodhi rreth 15 milje detare nga Ngushtica e Bosforit, sipas raportimeve paraprake.

Sipas raportimeve nga mediat shtetërore, anija ishte nisur nga porti rus i Novorossiysk me rreth 1 milion fuçi naftë të papërpunuar ruse Urals nga Novorossiysk. Ndërkohë, anija Altura është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, por jo nga Shtetet e Bashkuara. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar.

Comments