Pas pushimit prej dy viteve, Republika Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian sot në Bruksel e kanë mbajtur mbledhjen e 13-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në të cilën shteti i Maqedonisë e kanë prezantuar zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërsa në emër të BE-së me mbledhjen ka bashkëkryesuar përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han.
Në kumtesën pas Këshillit të sotëm mes BE-së dhe Maqedonisë është theksuar “nevoja që të vendoset përgjegjësi për përgjimin dhe sulmet në Kuvend më 27 prill, të sigurohet pavarësi gjyqësore, liri e mediave, liri e të shprehurit, respektim i të drejtave të njeriut dhe reformat në administratën publike”.
Gjithashtu, Këshilli i Stabilizim-Asociimit, sot bëri thirrje edhe në mbajtje të më shumë masave afatgjate për ndërtim të besimit, në nivel politik, por edhe më shumë politika proaktive për rritje të mëtutjeshme të besimit dhe ndërtimit të urave mes komuniteteve.
Me këtë rast, Këshilli përkujtoi se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbetet thelbësore dhe i ka përshëndetur hapat e parë që i ka ndërmarrë qeveria e re, si dhe pjesëmarrja aktive e vendit dhe qasjes konstruktive në nismat për bashkëpunim rajonal.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën për shtyp pas mbledhjes theksoi se takimi ka kaluar shkëlqyeshëm dhe se janë mbuluar tema të ndryshme, që sipas saj janë pasqyrë e ndjesisë së re të optimizmit dhe fillim i ri për vendin.
“Ajo na mundëson që sërish ta vendosim në fokusin e agjendës së vërtetë. Shkupi ka kaluar nëpër një krizë të gjatë dhe serioze vitin e kaluar, me ç’rast BE-ja ka ndaluar fuqishëm pranë jush në periudhën e vështirë në vend ne qëllim të arritjes së dialogut politik, i cili ka gjetur zgjidhje në pajtim me Kushtetutën. Na vjen mirë që tani kemi fillim të ri për vendin, optimizëm dhe angazhim të fuqishëm që të gjitha energjitë të orientohen në reformat që janë të nevojshme për qytetarët, e me qëllim të integrimit në BE”, porositi Mogerini.
Shtoi se edhe sot me palën e Maqedonisë kanë biseduar edhe për gjendjet se si të lëvizin gjërat përpara në reformat dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore, me nevojë të theksuar për marrëdhënie të mira ndëretnike në vend dhe përfshirje të opozitës konstruktive parlamentare.
Mogerini ishte decide se Brukseli i vjen mirë që janë ndërmarrë të gjitha hapat, sidomos në raportet me fqinjët, duke theksuar se marrëveshja me Bullgarinë sot është në diskutim në Parlamentin e Maqedonisë dhe se BE-ja këtë e përshëndet.
Ajo gjithashtu e përshëndet edhe frymën e angazhimit të ri që e tregon Qeveria e re me planin “3-6-9”, që sipas saj tregon qartë se Qeveria është e gatshme në mënyrë aktive të kyçet për zbatimin dhe implementimin e reformave që çojnë në rrugën drejt integrimit në BE.
Si plotësim i përfaqësueses së lartë të Unionit, eurokomisari Johanes Han, e përshëndeti përkushtimin e Qeverisë së re të Maqedonisë për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritetet urgjente reformuese, që sipas tij është me rëndësi që vendi të kthehet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Por, kjo nuk është ftesë për vendime të përshpejtuara ligjdhënëse që duhet të kalojnë nëpër vendimmarrje parlamentare, por të ketë konsultime thelbësore”, ishte decid Hani.
Komisari për negociata për zgjerim shtoi se Komisioni është i gatshëm të ndihmojë, për çfarë tashmë ka ekip të ekspertëve të lartë në krye me Рajnhard Pribe, i cili është në Maqedoni dhe mban takime, ndërsa me qëllim të përcjelljes së rekomandimeve nga viti 2015, duke i shqyrtuar në kontekstin aktual. Qeveria ballafaqohet me sfida të mëdha, tha ai dhe shtoi se është e nevojshme që të mundësojë reforma sekrete. Ai tha se Qeveria duhet që të përgatitet për bashkëpunim me të gjithë, duke përfshirë edhe opozitën, e cila, sipas Hanit duhet që të jetë konstruktive.
“E përshëndet edhe angazhimi e fuqishëm për zgjidhje e disa çështjeve të hapura, që të gjithë i përkrahëm në Samitin në Trieste, ndërsa ka të bëjë me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me angazhimin e Qeverisë në axhendën për lidhje, që është ristrukturuar me financimin e hekurudhës të Korridorit 7 me 70 milionë euro që janë ndarë dhe mund të nënkuptojnë ndryshim të madh edhe për vendin edhe për rajonin për lidhjen e sërishme me BE-në. I vlerësojmë përpjekjet që Qeveria i bën në vendosje e komunikimit me fqinjët për tejkalimin e vështirësive nga e kaluara, me qëllim që në mënyrë të suksesshme të lëvizë drejt eurointegrimit të mëtejmë. Jam i bindur se do të pasojnë hapa vijues të suksesshëm”, përfundoi Han.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov theksoi se në Këshillin e sotëm është biseduar për marrëdhëniet reciproke dhe u konstatua bashkëpunimi i hapur dhe konstruktiv në frymën e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Dimitrov shoi se sot me përfaqësuesit e lartë të BE-së u pajtuan për rëndësinë e adresimit të reformave të mbetura në hije dhe dialogut inkluziv në kuadër të mundësive dhe procesit transparent që do të fokusohet në cilësinë e reformave për shoqërinë. Paralelisht, ai tha se Qeveria e Maqedonisë ka marrë qasje proaktive për avacimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë shtoi se nga BE-ja është kërkuar implementimi i hapave për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, me mundësi për marrjen e hapave konkrete që të hapet rruga e njohur tashmë e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE.
Ai theksoi se Maqedonia jo vetëm që është e përgatitur , por edhe se duhet që të dërgojë rezultate, ndërsa “Unioni ka mundësinë që të demonstrojë vizion strategjik dhe të gjejë mënyrë që procesi inkuadrues të vazhdojë në Maqedoni mbi bazën e rezultateve që do të jetë pozitive edhe për ne, por edhe për rajonin dhe tërë Evropën.
Në fund, zëvendëskryeministri Bujar Osmani në konferencë për shtyp theksoi se pas një viti ndërprerje të mbajtjes të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim të Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë, për shkak të krizës së rëndë politike në vend, se kjo është shenjë e mirë se vendi kthehet në rrugën drejt eurointegrimeve. Ai tha se sot ka dërguar tre rekomandime Këshillit, dhe se ajo është se “shteti i pranon të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian për reformat, se është koha të dërgohen rezultate dhe reforma konkrete në proces gjithëpërfshirës inkluziv me shoqërinë civile dhe me opozitën”. Kjo, sipas Osmanit është sfidë në shoqëri të polarizuar, ndërsa e shkaktuar nga kriza.