Identifikohen trupat e dy shqiptarëve që mbetën të vdekur në një aksident në Itali
Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Itali, ku mbetën të vdekur dy shqiptarë, mediat italiane kanë bërë të ditur identitetin e tyre.
Bëhet fjalë për Dritan Ulku, 37- vjeç dhe Ilir Seferi, 39-vjeç , të cilat u aksidentuan për vdekje në kryqëzimin mes Meloana dhe Capannaguzzo, në Cesena të Italisë.
Ulku dhe Seferi, po udhëtonin me një furgon në moment që janë përplasur me një kamion, në të cilin udhëtonin dy persona të tjerë, babë e bir.
Bashkë me dy shqiptarët, ishte edhe një shqiptar tjetër, i cili raportohet se ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.