De Zerbi: Do të jem trajner i Tottenhamit edhe sezonin e ardhshëm
Roberto De Zerbi ka folur pas emërimit si trajner i Tottenhamit.
Ai e zëvendosoi kroatin Igor Tudor, i cili u shkarkua pas vetëm 7 ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.
Tottenham po kalon një sezon jo të mirë, ku rrezikon edhe rënien nga Premierliga.
De Zerbi ka thënë se do të jetë trajner i ”Spurs” edhe sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh faktin që mund të luaj në Championship.
“Është një sfidë e madhe dhe unë do të jem trajneri i Tottenhamit sezonin e ardhshëm – pavarësisht gjithçkaje”, ka deklaruar De Zerbi.

