Shkupjani Enis Bardhi i cili ka para disa dite kishte zyrtarizuar kalimin e tij në ekipin spanjol Levante, sonte në ndeshjen e parë të tij ka debutuar me gol me fanellën e klubit të tij të ri. Secili futbollist e ëndëron një debutim të tillë, ndërsa Bardhit i ka shkuar për shtati një gjë e tillë, duke shënuar në miqësoren që skuadra e tij e re e zhvilloi ndaj skuadrës së La Nucia.
Levante shënoi fitore 5:0, ndërsa Enis Bardhi, realizoi golin e katërt. Talenti 22-vjeçar në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, atëherë kur Levante bëri diferencën e madhe, duke realizuar plotë 4 gola.