Sali: Etnia, sipas Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të identifikohet përmes letërnjoftimit të kandidatit!

81

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë
në emisionin INTERVISTA E DITëS në Alsat-M.

Sali i pyetur rreth identifikimit të etnisë së kandidatëve që do të
duhet të punësohen, sipas Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat,
ka theksuar se kjo gjë do të bëhet nëpërmjet letërnjoftimit.

“ Kjo ka qenë edhe njëra nga sugjerimet e Komisionit të Venecias. Në të
cilin thuhet se sugjeron që të ketë mekanizëm me të cilin te kandidati
duhet që njëherë të identifikohet etnia e tij që të mos mundet pastaj të
ndryshoj etninë e tij në bazë të konkursit. Mekanizmi më i sigurt është
në bazë të letërnjoftimit të cilin e posedon kandidati, për arsye se në
gjuhën në të cilën e ka marrë letërnjoftimin konsiderohet se ai është
edhe i asaj përkatësie etnike”, ka deklaruar Sali.

______

Sali: Të gjitha ligjet duhet të harmonizohen me Ligjin e gjuhëve!

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë
në emisionin INTERVISTA E DITëS në Alsat-M.

Sali është përgjigjur në kërkesën e Avokatit të Popullit për
harmonizimin e të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me Ligjin e gjuhëve.

“ Pas miratimit të Ligjit të gjuhëve, të gjitha ligjet që kanë të bëjnë
me këtë ligj është dashur që të harmonizohen brenda një viti. Afati ka
kaluar në vitin 2020. Dhe gjashtë vite ne nuk kemi harmonizuar asnjë
ligj. Nëse nuk marrim masa lidhur me këtë, atëherë përgjegjësinë
politike e bartim të gjithë ne”, ka deklaruar Sali.

_______

Sali: Ne jemi dy anë të kundërta me ministrin Filkov, nuk kam çka flas
me të për provimin e jurisprudencës

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë
në emisionin INTERVISTA E DITëS në Alsat-M.

I pyetur rreth komentit të ministrit të drejtësisë Filkov për provimin e
jurisprudencës, Sali, ka nënvizuar se nuk kam çka flas me të, pasi që
jemi dy anë të kundërta. Këtë temë, sipas Sali, e kanë marrë përsipër ai
edhe kryeministri që ta zgjidhin.

“ Në sferën politike atë që kisha për ta diskutuar me zotin Filkov ne e
diskutuam në fillim. E pamë se jemi në dy anë të kundërta dhe aty ka
mbaruar debati. Nuk kemi lënë ne hapësirë që të diskutojmë me të. Nuk
është niveli që ta diskutoj me ministrin e drejtësisë për arsye se e
pamë se ku i kemi qëndrimet tona, të prera, të definuara dhe pas asaj
çdo diskutim me të nuk është në nivelin e duhur. Tani, e kemi marrë
përsipër unë dhe kryeministri ta zgjidhim këtë çështje ”, ka deklaruar
Sali.

_______

Sali: Grupi punues po punon intensivisht në gjetjen e zgjidhjes për
provimin e jurisprudencës

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë
në emisionin INTERVISTA E DITëS në Alsat-M.

I pyetur rreth gjetjes së zgjidhjes së kërkesës së studentëve shqiptarë
për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Sali, ka
nënvizuar se grupi punues është duke punuar në mënyrë intensive në
gjetjen e zgjidhjes.

“ Përderisa jemi duke punuar në gjetjen e zgjidhjes dhe përfundimin e
kësaj golgote me studentët shqiptarë për ta dhënë provimin e
jurisprudencës në gjuhën shqipe natyrisht se ndoshta nuk shihet në
horizont. Por, ne që jemi në proces, e shohim ekipin e punës, grupin i
cili e ka marrë përsipër të gjej zgjidhjen e duhur. Natyrisht ka një
grup punues, unë këtë informacion e kam nda me opinionin qysh në
momentin kur është formuar grupi punues. Një takim e kam pasur me
studentët dhe e kam mirëkuptuar kërkesën e tyre. është legjitime, është
e drejtë elementare që bazohet në Kushtetutë. Kështu që ne e kemi si
obligim ta gjejmë zgjidhjen”, ka deklaruar Sali.

Comments