Cilin “iPhone” morën me vete astronautët në hapësirë?
MISIONI “Artemis II” ka bërë histori, duke udhëtuar më larg në hapësirë se çdo mision tjetër njerëzor, ndërsa anija kozmike “Orion” kryen një manovër të udhëhequr nga graviteti rreth anës së errët të Hënës. Por po bën histori në më shumë se një mënyrë.
Dhe për magjepsjen e shumë njerëzve në Internet, ekuipazhi i “Artemisit II” ishte i pari që çoi “iPhone”-n në hapësirë.
Anëtarët e ekuipazhit futën “iPhone” 17 Pro Max të hollë prej alumini në xhepat e kostumeve të tyre hapësinore. Ata i përdorën këto pajisje për të dokumentuar udhëtimin, duke përfshirë dy “selfie” që NASA dhe anëtarët e ekuipazhit publikuan fundjavën e kaluar.
Ekuipazhit të anijes kozmike “Artemis II” iu dha drita jeshile për të sjellë “iPhone”- 17 në bord muaj më parë dhe ata i mbajtën pajisjet me vete gjatë karantinës së tyre para fluturimit. Telefonat inteligjentë janë larguar nga orbita e Tokës edhe më parë, duke përfshirë misionin Inspiration4 të SpaceX në vitin 2021 dhe misionin e fundit të programit amerikan të anijes kozmike.

