Vdes në QKUK njëri nga të plagosurit mbrëmë në Ferizaj

120

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një person ka plagosur një grua dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”, te barnatorja “Riga”.

Ngjarja ka ndodhur kur viktima L.U., rreth 24-vjeçare kishte hyrë në barnatore dhe kishte kërkuar ndihmë nga stafi, duke njoftuar se personi që ishte me të kishte armë.

Pak çaste më pas, në barnatore kishte hyrë edhe i dyshuari V.K., rreth 32-vjeçar i cili kishte tentuar ta marrë me forcë viktimën, por pasi ajo kishte refuzuar, ai kishte dalë jashtë, kishte marrë armën nga vetura dhe kishte shtënë në drejtim të saj.

Viktima kishte pësuar plagë në këmbë dhe kishte arritur të strehohet në depon e barnatores, mirëpo i dyshuari e kishte ndjekur dhe kishte shtënë edhe një herë në drejtim të saj.

Pas kësaj, i dyshuari kishte qëlluar veten në kokë me të njëjtën armë.

Comments