Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Viti.
Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se kjo ka ndodhur pasi i mituri ka plagosur aksidentalisht një personi me armë zjarri.
Sipas policisë, viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Viti 10.04.2026, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti aksidentalisht kishte plagosur me armë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë.

