Jordi Alba tregon për herë të parë se pse Messi ngriti fanellën kur shënoi gol ndaj Realit

65

Të gjithë e mbajmë mend golin e Leo Messit dhe festën e tij të veçantë, në ndeshjen ndaj Real Madridit, në vitin 2017.

Sulmuesi argjentinas shënoi golin e fitores, por morri vëmendjen festimi i tij, duke ngritur fanellën para tifozëve të Realit, shkruan IndeksOnline.

Nëntë vite më pas, shoku i tij i skuadrës, Jordi Alba, ka treguar për herë të parë se pse Messi festoi në atë menyrë.

“Jo shumë njerëz e dinë pse Messi e ngriti fanellën atë natë. Gjatë ndeshjes pati thirrje dhe ofendime ndaj messit, madje e quanin të paaftë dhe xhuxh.

Në dhomat e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë ai u zemërua dhe i tha Suarezit se këta njerëz nuk i përkasin futbollit… dhe ata vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Kur Messi shënoi golin e fitores, iu afrua tifozëve dhe ngriti fanellën. I heshti të gjithë dhe tha: ‘mbajeni mend emrin tim’.”, ka deklaruar Alba./IndeksOnline/

Comments