Posta e Maqedonisë me 5 milionë euro humbje
Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë.
Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh.
“Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov.
Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media.
“Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.

