Sonte fillon play-offi i Superligës së basketbollit, dueli i parë zhvillohet mes Yllit dhe Pejës

107

Sonte nis faza e play-offit të Superligës së Basketbollit.

Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në Suharekë, mes Golden Eagle Ylli dhe Pejës, shkruan IndeksOnline.

Në sezonin e rregult, therandasit përfunduan në vendin e katërt, kurse pejanët në vendin e pestë.

Në katër ballafaqimet e këtij edicioni të dy skuadrat kanë nga dy fitore, derisa ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, ku triumfuan therandasit.

Kjo përballje nis nga ora 19:30./IndeksOnline/

Comments