Sonte gjysmëfinalja, pesë banorë në garë për finalen e BBVA 5

119

Sonte mbrëma pritet të jetë një nga netët më emocionuese dhe vendimtare të këtij sezoni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Spektakli i sotëm shënon gjysmëfinalen, ku rrugëtimi për dy banorë do të përfundojë përgjithmonë, ndërsa për tre të tjerë do të realizohet ëndrra për të prekur finalen.

Gara mbetet më e hapur dhe më e fortë se kurrë mes banorëve të mbetur. Pesë protagonistë të spikatur të këtij edicioni, Miri, Brikena, Mateo, Shëndriti dhe Rogerti — janë në pritje të vendimit të publikut.

Secili prej tyre ka dhuruar emocione të forta, debate dhe strategji loje përgjatë muajve të kaluar, por verdikti sonte i lejon vetëm tre prej tyre të kalojnë në fazën e fundit.

Tre të përzgjedhurit e publikut nga televotimi i sotëm do t’i bashkohen Selinës, e cila tashmë e ka siguruar vendin e saj si finalistja e këtij sezoni. Kjo katërshe përfundimtare do të përballet kokë më kokë në natën e madhe të finales, e cila do të mbahet më 18 prill, për të kurorëzuar edhe fituesin e çmimit të madh.

Cili nga të pestë do të lërë shtëpinë sonte dhe kush do t’i mbijetojë gjysmëfinales për t’iu bashkuar Selinës në rrugën drejt fitores? Gjithçka zbulohet mbrëmjen e sotme!

Comments