Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet nga katër këngë të reja.
Të publikuara nga shtëpia diskografike Folé Publishing, këto projekte sjellin emocion përmes baladave me tekste të ndjera, duke i bërë për vete dëgjuesit që në notat e para.
Qershia mbi tortë e këtij projekti është padyshim rikthimi i bashkëpunimit me artistin e njohur Sinan Vllasaliu.
Kënga e tyre, e titulluar “Paralele”, rikthen kiminë mes dy artistëve, duke ofruar një interpretim që publiku e do aq shumë.
Krahas këtij dueti, EP-ja përmban edhe këngët “Amani” (në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin), si dhe dy projekte solo “Ja keni ditë” dhe “Buzën e thatë”.

