Fitorja e thellë përballë Selamit, ja kur flet Lulzim Basha

262
fresco

Kreu i rizgjedhur i Partisë Demokratike do të mbajë sot në orën 12:30 një deklaratë për media, pas fitores në zgjedhjet brenda partisë përballë Eduart Selamit.

Kjo është hera ë parë që Basha flet për mediat pas fitore së thellë të zgjedhjeve që u mbajtën një ditë më parë.

Basha pritet t’u bëjë thirrje demokratëve për bashkim, në një kohë kur shumë prej figurave të njohura të PD-së e konsiderojnë si kryetar jo legjitim, duke i cilësuar si farsë zgjedhjet brenda partisë.

91.3% e demokratëve që votuan, i besuan sërish Bashës, ndërsa vetëm 8.7% i dhanë votën kundërshtarit të tij në garë, Eduart Selamit. Nga 73 kuti, 53931 vota për Bashën, 5136 për Selamin.

Comments