Thonë se një njeri i madh edhe vdekjen e ka të tillë, të madhe, por nuk do të ishte kështu për heroinën arvanitase, Bubulinën.
Ajo është një nga njërëzit më të vlerësuar në Greqi sepse ka luftuar me mish e me shpirt për çlirimin e atij vendi që ishte bërë mikpritës për të dhe gjithë shqiptarët e tjerë pas vdekjes së Skënderbeut.
Ajo ka lufuar dhe ka luftuar vërtetë si një bishë e vërtetë, arriti deri aty sa të bëhej tmerri i Egjeut e Mesdheut, por çfarë i ndodhi asaj, si vdiq, pse vdiq e ku ndodhet varri i saj?
Një nga pyetjet e para që vizitorët e huaj bëjnë kur shkojnë në Specaj është se duan të dijnë se ku ndodhet varri i Bubulinës, por duhet të përgatitesh që mos të marrësh asnjë përgjigje.
Askush nuk e di me saktësi se ku ndodhej varri i saj edhe pse mban mbi supe titullin e heroinës…
Në mjergullën e kohes, ky detaj kishte humbur, ndoshta nga mënyra e trishtë e vrasjes së saj. Ajo nuk ishte vrarë në luftë, por thjesht në gjaknxehtësi e sipër nga njerezit e të dashurës së birit të saj.
Një plumb në ballë e kishte shuar jetën e kësaj trimeje që kishte përballuar aq e aq herë vdekjen në det. Ishte 22 maji i vitit 1825. Revolucioni grek kishte trimfuar.
Atë vit, edhe pse lufta kishte mbaruar, ajo vazhdonte të qendronte e veshur me fustanellën e saj dhe armët e ngjeshura në brez.
Bubulina ishte tërhequr nga skena politike dhe mendonte për fëmijët e saj kur dyndja sërisht e otomanëve drejt Greqisë së lirë e bëri t’i pergjigjet përsëri kushtrimit të luftës.
Si mund ta linte vetëm të dashurin dhe idhullin e saj, Kolokotronin, “plakun e Moresë”, këtë kleft trim të një gjaku që i kishte dalë zot Greqisë?…
E çuditeshme që jeta e një heroine të tillë kishte përfunduar në një vrasje zemërate. Djali i saj kishte rrembyer një vajzë të Specajt dhe ditën që do të largoheshin nga ishulli, burrat e familjes së vajzës rrethuan shtëpinë dhe qëlluan mbi Bubulinen.
Një javë më pas, në Specaj do të vinte dekreti i perandorit rus, i cili për merita të veçanta, e shpallte Bubulinën admirale të flotës ruse të Egjeut.
Që nga ajo kohë emri i Bubulinës, i kësaj zonje të madhe apo “megali qiria”, siç i thonin bashkëpatriotët e saj, hyri në legjendë, në këngët popullore që nisën të këndoheshin nga njeri fshat në tjetrin, nga njëri brez në tjetrin.
Shumë libra u shkruan për të. Flamuri i saj me shqiponjën mbi një fushë të kuqe, të shndëruar më pas në blu, rrethuar nga një shirit i kuq, valevitej tashmë majë çatisë së shtepisë.
Vite me radhë ai flamur ishte ngritur mbi anijen e saj, nga një betejë në tjetrën, nga Argosi, në brigjet e Patras, Prevezës, Akarnisë e brigjeve të Peloponezit.
Ai flamur e kishte çuar në Tripolica ku do të takonte trimin tjetër arvanitas, legjendarin Kolokotroni, të cilin do ta dashuronte që ditën e parë që do ta takonte.
Por pavarësisht gjithçkaje ja si janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të fillimit të shekullit të XX.
Kështu i këndonte Naim Frashëri asaj dhe trimit arbëresh Kanarit:” … Bubulina dhe Kanari bir shqiptar dhe bij shqiptari…”
Në majin e vitit 1825 vdiq Bubulina, e vranë në Specia tradhëtisht, jo në fushëbetejë.
Një nga historianët e shumtë grek ,Diege Seria, shkruante për humbjen e Bubulinës:” Duart e një vrasësi e derdhën atë gjak, që gjatë betejave , hekuri i armikut e kishte “respektuar” për tu kushtur lirisë…”
Ndërsa Michael Kokinaris thotë kështu për Bubulinën:” Ajo e filloj revolucionin dhe ishte e vetmja grua në histori që ju dha titulli i madh Gruaja e Parë Admirale nga Perandori rus…”
Kurse italiani Periviane Xekini theksonte:” Bubulina ishte aq guximtare, sa në det ashtu edhe në tokë, i njihte rreziqet dhe vetëm i përbuzte, ajo luftonte vetëm për lirinë.
Edhe pse kanë kaluar shekuj, që në kohën kur stërgjyshërit e saj kishin lënë Arbërinë, por edhe Bubulina nuk e harroi atdheun e saj të dashur, Shqipërinë.
Historianët dhe biografët e saj thonë që Bubulina u jepte urdhëra detarëve të saj trima nëpër beteja vetëm në gjuhën shqipe.
Ishte kjo gjuhë që i ngriti në këmbë fshatatrët arbëresh të Buas, të Spatës, të Lalës, të Laskës, Lopësit, Muzaqit.
Ajo luftoi kundër armikut të përbashkët të Gadishullit Ballkanik. Historiani Hijasin Hekardi në veprën e tij: ” Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme”, pasi vë në dukje se, ”historia jep provat e shkëlqyera të energjisë, zgjuarësisë dhe veprimtarisë të shqiptarëve”theksonte se:” Shqipëria i ka dhënë historisë personalitete të ndritura, njëra prej tyre ka qenë edhe trimëresha Bubulina…”
Ajo nuk ishte vrarë në luftë, por thjesht në gjaknxehtësi e sipër nga njerëzit e të dashurës së birit të saj.
Një plumb në ballë kishte shuar jetën e kësaj trimeje, që kishte përballuar aq e aq herë vdekjen në det. Ishte 22 maji i vitit 1825. Revolucioni grek kishte triumfuar.
Atë vit, edhe pse lufta kishte mbaruar, ajo vazhdonte të qëndronte e veshur me fustanellën e saj dhe armët e ngjeshura në brez.
Bubulina ishte tërhequr nga skena politike dhe mendonte për fëmijët e saj, kur dyndja sërish e otomanëve drejt Greqisë së lirë e bëri t’i përgjigjet përsëri kushtrimit të luftës.
Si mund ta linte vetëm të dashurin dhe idhullin e saj, Kolokotronin “plakun e Moresë”, këtë kleft trim të një gjaku që i kishte dalë zot Greqisë?…
E çuditshme që vrasja e një heroine kishte përfunduar në një vrasje zemërate. Djali i saj kishte rrëmbyer një vajzë të Specajt dhe ditën që do të largoheshin nga ishulli, burrat e familjes së vajzës rrethuan shtëpinë dhe qëlluan mbi Bubulinën.
Një javë më pas, në Specaj do të vinte dekreti i perandorit rus, i cili për merita të veçanta, e shpallte Bubulinën admirale të flotës ruse të Egjeut.
Që nga ajo kohë, emri i Bubulinës, i kësaj zonje të madhe apo “megali qiria”, siç i thonin bashkëpatriotët e saj, hyri në legjendë, në këngët popullore që nisën të këndoheshin nga njëri fshat në tjetrin, nga njëri brez në tjetrin.
Shumë libra u shkruan për të. Flamuri i saj me shqiponjën mbi një fushë të kuqe, të shndërruar më pas në blu, rrethuar nga një shirit i kuq, valëvitej tashmë majë çatisë së shtëpisë.
Vite me radhë ai flamur ishte ngritur mbi anijen e saj, nga një betejë në tjetrën, nga Argosi, në brigjet e Patras, Prevezës, Akarnisë e brigjeve të Peleponezit.
Ai flamur e kishte çuar në Tripolica, ku do të takonte trimin tjetër arvanitas, legjendarin Kolokotroni, të cilin do ta dashuronte që ditën e parë që do ta takonte.