Përvjetori i 16 i rrënies së dëshmorëve Nexhbedin Sulejmani dhe Selman Nuhiu në Fshatin Poroj

361

Për çdo komb të qytetëruar Dëshmorët janë lavdia e krenaria e tij, ndër vlerat më të çmueshme, që nderohen nga të gjithë. Në historitë, enciklopeditë e botime të ndryshme, kudo Atyre u kushtohet vëmendje e veçantë. Për ta janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen libra, monografi e artikuj pafund. Kudo nëpër sheshet e kryeqyteteve e qyteteve të Europës e më gjerë, sheh monumente, buste e pllaka në kujtim të tyre, rrugë e sheshe, shkolla e institucione me emrat e tyre. Në shumë institucione, shkolla e universitete janë të shkruar me germa të arta emrat e dëshmorëve ta dalë prej aty.

Comments